Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova do bashkëpunim më të madh me Shqipërinë për Fondin dhe RYCO-n

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, një ditë pas votimit në Kuvend të Fondit për Ballkanin Perëndimor dhe RYCO-s.

Selia e Fondit dhe ajo e RYCO-së do të jenë të vendosura në Tiranë ndërsa Hoxhaj tha se pret koordinim dhe bashkëpunim edhe më të madh me Shqipërinë, në funksion të shfrytëzimit të këtyre dy marrëveshjeve si një resurs nga i cili do të përfitojnë qytetarët, e veçmas të rinjtë e vendeve të përfshira.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoxhaj është shprehur i kënaqur për votimin e së enjtes të Parlamentit të Kosovës, ku u miratua marrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor, dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor, RYCO.

Ambasadori Minxhozi ka falënderuar ministrin Hoxhaj për gjithë angazhimin për ratifikimin e këtyre dy marrëveshjeve. Hoxhaj dhe Minxhozi kanë diskutuar edhe për një sërë projektesh të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë të cilat do të bëhen publike ditëve në vijim.