Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Specialistët që s’ua vazhduan kontratat, protestojnë para Kuvendit

Disa specialistë të shëndetësisë kanë protestuar sot para Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk u janë vazhduar kontratat e tyre të cila i kishin lidhur më herët me Ministrinë e Shëndetësisë.

Me këtë rast ata kanë dorëzuar edhe një kërkesë për takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, që këto kërkesa t’ia paraqesin edhe atij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Këshillit organizativ të kësaj proteste, Sadik Gashi, tha se qëllimi i daljes në këtë protestë është mos vazhdimi i kontratave për të gjithë specialistët, transmeton kp.

Ndërsa tha se ata që kanë lidhje janë pranuar në ato vende të punës.

Specialisti i Kardiologjisë, Ardian Shala, i cili ka pasur një kontratë 3 mujore Kliniken e Kardiologjisë ,tha se janë të pakënaqur me konkursin e hapur, ku sipas tij konkursi është hapur vetëm për 181 vende e jo më shumë.

Specialistët që protestuan sot i dorëzuan edhe një kërkesë kryetarit të Kuvendit ku sipas Ilir Bajraktarit, specialist kërkesa e tyre për Veselin është është që të bëjë presion tek Ministria e Shëndetësisë që numri i specialistëve të punësuar të jetë më i madh.