Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stavileci: Marrëveshja me Shqipërinë rrit sigurinë e energjisë

​Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, duke prezantuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet operatorit të sistemit të transmetimit OST dhe KOSTT-it, ka thënë se me këtë do të rritet siguria në energjinë elektrike.

Ai tha se ky projektligj përkufizon saktë bashkëpunimin në mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, ku objektivi kryesor është krijimi i zonës rregulluese dhe integrimi në mekanizmin regjional, i cili do të ndikonte në realizimin e tregtisë ndërkufitare, duke rritur kështu likuiditetin e tregut të energjisë elektrike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, me këtë pritet të rritet edhe siguria e energjisë elektrike në përmbushjen e direktivave të BE-së.