Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Historianët e Deçanit kundër ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përmes një kumtese thekson se është duke e përcjellë zhvillimet e rreth procesit të Demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi dhe iniciativës për ri-procedim në Kuvendin e Republikës se Kosovës, transmeton Koha.net.

Me këtë rast LHK “Ali Hadri”rithekson se shënimi i vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, nuk është në përputhje me dokumentacionet zyrtare dhe relevante që dalin nga Kushtetuta e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë të vitit 1974 dhe është në kundërshtim të plotë edhe me Kushtetutën e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës të shkurtit të vitit 1974.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Historianët theksojnë se i gjithë ku proces do të mund të zgjidhet me anë të Raportit Federativ (që e ka hartuar dhe miratuar RSFJ) dhe Raportit Republikan (që e kanë mbajtur Serbia dhe Mali i Zi me rastin e demarkimit të kufijve të Federatës me 1974), kur dihet se ish sistemi komuniste ka qene shumë më i saktë në mbajtjen dhe sistemimit e materialit zyrtare.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se miratimi i këtij demarkacioni në këtë gjendje është heqje dorë nga një pjesë e madhe e territorit të Republikës se Kosovës.