Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçi: Kosova s’akumulon mjaftueshëm ujë për kokë banori

Kosova ka nevojë edhe për 20 liqene të reja akumuluese. Kështu ka deklaruar Afrim Lajçi, këshilltar në Këshillin Ndërministror në Qeverinë e Kosovës, ndërsa ka theksuar se kjo është e dokumentuar qysh më 1983 përmes dokumentit të fundit të përpiluar për këtë çështje.

“Ne si Kosovë kemi hapësirën akumuluese më të voglën në regjion. Ujërat e Kosovës largohen nga vendi pa u akumuluar. Për momentin, me këto 6 liqene, ne e kemi kapacitetin akumulues në rreth 550 milionë metra kub, kurse për kokë banori kemi 300 metra kub. Shqipëria e ka 1500 metra kub për kokë banori akumulacion. Pra ne kemi nevojë për liqene të reja dhe janë të domosdoshme”, theksoi Lajçi në emisionin "Puls" të KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo