Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët e Kosovës kurrë nuk do t’i harrojnë të rënët për liri, thotë Mustafa

Kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka shkruar sot në profilin e tij në Facebook, se me dhimbje të madhe, përkujton sot dy prej masakrave më të rënda që populli ynë përjetoi 18 vjet më parë.

“Mbi 240 bashkëqytetarë tanë, fëmijë, gra e burra, u vranë më 25, 26 dhe 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit. Ndërkaq, në Suharekë, Familja 50 anëtarëshe Berisha, u masakrua nga forcat serbe. Qytetarët e Kosovës nuk do t'i harrojnë kurrë të gjithë të rënët, sakrifica e të cilëve na mundësoi të jemi të lirë”, ka thënë Mustafa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bota demokratike, ashtu siç i bombardoi forcat serbe 18 vjet më parë, duhet ta detyrojë shtetin serb, që të dënojë të gjithë kryesit e krimeve, të zbardhë fatin e të pagjeturve dhe të kërkojë falje për krimet e panumërta në Kosovë. Lavdi e përjetshme martirëve të Kosovës”, ka thënë më tej ai.