Është pezulluar veprimtaria e një organizate joqeveritare të serbëve të veriut shkaku i një “aktiviteti militar” që e ka zhvilluar gjatë verës së vjetme. Autoritetet kanë konsideruar se aktiviteti ka rënë ndesh me rendin kushtetues të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Në gushtin e vitit të shkuar organizata joqeveritare “Airsoft Club Vukovi” ka organizuar në malin “Koporiçev” të Leposaviqit një lojë airsofti. Ky sport ka karakter lufte dhe në të gara bëhet për ta eliminuar kundërshtarin. Aktiviteti ishte emërtuar “Operation Fenix – Kosovo 2016”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa nga pjesëmarrësit mbanin uniforma ushtarake dhe flamurin e Serbisë në krah. Po kështu, edhe armë, për të cilat autoritetet e Kosovës kanë thënë të mos kenë qenë të vërteta. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.