12:22 - Pas shkuarjes së Kuvendit në pauzë, krerët e shtetit, Presidenti Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj u mblodhën në një takim me deputetët e Listës Serbe.

Pak pas fillimit të takimit, Presidenti doli ndërsa në takim mbetën Veseli e Haradinaj bashkë me deputetët serbë, raporton Koha.net.

Ndërsa pak më parë, nga takimi janë parë të kenë dalë edhe këta të fundit, kurse në shoqëri të Kryeministrit ishte edhe deputeti serb Dalibor Jevtiq.

Ata mësohet se janë nisur për në Presidencë ku do të zhvillojnë një takim me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Haradinaj, Thaçi e Veseli takojnë deputetët serbë
Një takim mes Ramush Haradinajt, Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe deputetëve të Listës Serbe është duke u zhvilluar në zyrën e Kryeministrit.
Deputetët e Listës Serbe më herët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Marrëveshjen e demarkacionit, raporton Kallxo.com.
Sot, pasi mbledhja e Kuvendit shkoi në pauzë, Ramush Haradinaj tha se deputetët e Listës Serbe ende nuk kanë qëndrim definitiv.
Haradinaj tregoi se deputetët e Listës Serbe janë në Prishtinë.
Ndërsa, pak pas fillimit të takimit, presidenti Thaçi lëshoi takimin dhe ndërtesën e qeverisë.