Arbëri

Haradinaj në krah të Bërnabiqit

Ministrja e Kosovës për Integrime evropiane Dhurata Hoxha ka shkruar në Twitter për Samitin e Tretë që po mbahet në Londër për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Hoxha, e cila është pjesë e delegacionit shtetëror që po e udhëheq Ramush Haradinaj, ka treguar për projektet ekonomike që kryeministri i vendit i ka prezantuar në kryeqytetin britanik.

Dhurata Hoxha postimin e vet e ka përcjellë me dy foto dhe një video në të cilat Haradinaj gjendet herë në të majtë e herë në anën e djathtë të kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq.