Partia Demokratike Turke e Kosovës, përmes një komunikate për media ka reaguar pas pamjeve që shpërfaqin heqjen e flamurit të Turqisë nga një shtyllë në një rrugë në Prizren.
“Flamuri turk, përpos që është flamur i Republikës së Turqisë ai është edhe flamur i komunitetit turk të Kosovës. Sulmi i bërë ndaj flamurit turk konsiderojmë jo vetëm si sulm i bërë komunitetit turk por edhe një akt kundër vlerave demokratike dhe vlerave multietnike dhe vlerave Evropiane të Kosovës”, thuhet në reagimin e KDTP-së. “Dëshirojmë të theksojmë se sulme të tilla të cilët po përsëriten kohët e fundit, janë duke e shqetësuar komunitetin tonë, në këtë aspekt presim që sa më parë akterët e këtij sulmi të sillen para drejtësisë”, thuhet tutje aty.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo parti kërkon nga institucionet e Kosovës, nga presidenti, Qeveria dhe parlamenti të dënohet ashpër këtë akt dhe të ndërmarrin hapat zyrtare për zbardhjen e këtij rasti.
Kujtojmë se sot në media ka qarkulluar një video të cilën e kanë incizuar disa persona duke hequr flamurin e Turqisë, i cili valonte në një rrugë të Prizrenit.
Turqia është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.