Arbëri

Bushati inkurajon njohjen e Kosovës nga Greqia

Descriptive Text

Gazetari grek i TV Antena të Greqisë i është rikthyer fjalorit të vitit të largët 1981 të shekullit kaluar, ku protestat dhe demonstratat e pranverës së atij viti në Kosovë janë etiketuar asokohe nga regjimi jugosllav si irredentiste dhe separatiste, shkruan sot Koha Ditore.

Në një intervistë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, gazetari i TV Antena të Greqisë u është referuar atyre që i quan pretendime të irredentizmit shqiptar në Kosovë, Shkup dhe në Greqi. Gazetari e ka pyetur Bushatin nëse ka diskutuar për këtë me ministrin grek, zotin Kotzias.

“Në radhë të parë dua të bëj të qartë një gjë: pavarësisht se ku gjenden shqiptarët në Ballkan kanë dëshmuar se janë mbështetës të stabilitetit demokratik dhe të perspektivës euroatlantike të rajonit tonë. Për shembull, nuk është në dorë të Qeverisë shqiptare të flasë për marrëdhëniet e Greqisë me Kosovën. Sigurisht do të përshëndesnim dhe inkurajojmë njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Greqia dhe këtë do ta konsideronim si një hap në drejtimin e duhur, dhe si një investim për stabilitetin në rajonin tonë”, ka qenë përgjigja e ministrit Bushati.

Sipas televizionit grek Antena, ministri i Jashtëm i Shqipërisë “nga njëra anë shpreh dashurinë e tij për Greqinë, por nga ana tjetër, nuk e përjashton Turqinë si partner strategjik të Shqipërisë"...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)