Dëshmi të reja, tani me foto, kanë ardhur nga dy kundërshtarët e Marrëveshjes së Demarkacionit të versionit aktual, transmeton Koha.net .
Ekspertët Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi, profesorë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa i fundit edhe deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, dhe njëkohësisht kundërshtarë të Marrëveshjes së Demarkacionit, në Facebook, kanë publikuar disa foto, të cilat sipas tyre, dëshmojnë një vijë tjetër kufitare nga ajo që është tani ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFotot, Isufi dhe Bulliqi i kanë shoqëruar edhe me këtë tekst:
Të dashur miq
Po ndajmë me ju disa çaste përmes fotove me rastin e verifikimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Pjesëmarrës në terren edhe strukturat shtetërore vendore dhe ndërkombëtare. Koha e verifikimit është datat 01/04/2008. Kjo ngjarje tregon edhe për kontrollin efektiv deri me këtë datë. Policia malazeze qëndron në veri të vijës kufitare Kulla. Pas demarkimit vija kufitare zbret deri në 5 km në jug nga Kulla.
F.I. & SH.B.
{gallery}