Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Infrastrukturës kërkon ngasje me kujdes pas reshjeve të dendura

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka patur raportime për rrëshqitje dhe erodime të dheut në rrugët e brezit kufitar të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Ndërkaq, thotë se kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në kujdestari të vazhdueshme dhe kanë bërë me të mirën të mundshme që të mos kemi bllokim të rrugëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Situata momentale na interpretohet që është në kontroll ani pse ka ende vështirësi në disa vende. Keni vëmendjen gjatë vozitjes përcillni shenjat e komunikacionit, disa vende janë shënuar nga inspektorati ynë si vende me rrezikshmëri dhe ju tregojnë se duhet patur kujdes”, ka thënë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai ka bërë me dije se ministria që ai drejton është në kontakt me Komunat e prekura nga vërshimet dhe po ashtu me institucionet relevante për çdo eventualitet.

Koha.net raportoi sot gjatë ditës për vërshime në qytetin e Deçanit.

{gallery}