Gjykata Speciale dhe tendenca për shfuqizimin e saj ishin temë që u diskutua në tryezën “Dhomat e specializuara dhe raporti me institucionet e Kosovës”, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton KTV.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se iniciativa për shfuqizimin e speciales synon largimin e heqjes së emrit të Hashim Thaçit nga lista e të akuzuarve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputetja Albulena Haxhiu tha se Specialja është gjykatë politike që synon të shtrembërojë luftën për liri të UÇK-së, por tendenca për shfuqizimin e saj është e padrejtë. Ndërsa, Glauk Konjufca deklaroi se ‘Specialen e themeluan letrat e Atifete Jahjagës” dhe nëse presidenti Hashim Thaçi është për shfuqizimin e saj, atëherë duhet të tregojë.