Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Duhet të dalim me rekomandime për cilësinë e ajrit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deklaroi sot në seancën e Kuvendit, se jeta e qytetarëve në kryeqytet po thuajse është ngulfatur dhe ka kërkuar që të dilet me rekomandime për cilësinë e ajrit, i cili kohëve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese.

Sipas tij, për shkak të ajrit tepër të ndotur Prishtina është bërë qytet ku vështirë mund të jetohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fakti është se ne kemi trashëguar një gjendje të mjerueshme të faktorëve që shkaktojnë ndotjen ambientale, industrializimi siç është KEK-u në Obiliq, Trepça në Mitrovicë apo edhe ndotja e lumenjve që janë faktor që kemi tani një kohë të gjatë. Edhe pas luftës për shkak të mos kontrollit të industrisë së ndërtimit ka vazhduar lulëzimi i ndërtimeve të egra dhe kaosi urbanistik që i ka ndihmuar gjendjes edhe me të rëndë ambientale, papërgjegjësia jonë në hedhjen e mbeturinave dhe prerja e drurëve që kanë shkaktuar ndotjen e ajrit. Kryeqyteti dhe jeta e qytetarëve në kryeqytet pothuajse është ngufatur, hapësirat publike po ngushtohen dhe shumë pjesë të kryeqytetit po ngjajnë labirinteve të zymta...Prishtina është bërë ambientalisht qytet i pajetueshëm. Por edhe shumë qytete të tjera nuk janë më mirë, e ripërseri në Fushë Kosovë, Obiliq dhe Mitrovicë”, tha Veseli, transmeton kp.

Ai tha se nga kjo seancë duhet të dalin me një rezolutë për masat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e ajrit.

“Propozoj që nga jo seancë të dalim me rekomandime ose rezolutë, për hapa konkret për të siguruar një zgjidhje afatgjate. Konsideroj se është e nevojshme që ne t’i përmirësojmë politikat e deritanishme mjedisore për cilësinë e ajrit, të krijohet buxhet i veçantë për përkrahjen e investimeve të qytetarëve dhe bizneseve me të cilat ulën shpenzimet e jetesës dhe rritet cilësia e shëndetit duke investuar në izolimin e shtëpive, ndërtesave të pa izoluara në Kosovë”, theksoi Veseli.