Në katër nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ka nxitur zemërim përmbajtja e drafteve të Strategjisë së re të zgjerimit, të cilat favorizojnë Serbinë dhe Malin e Zi si vende që mund të anëtarësohen deri në 2025-n, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në Bosnjë-Hercegovinë, shihet si e papranueshme një qasje e këtillë selektive e Bashkimit Evropian.
Strategjia do të miratohet më 6 shkurt nga Komisioni Evropian. Katërshja e pakënaqur është duke bërë përpjekje maksimale që, para se dokumenti të hidhet në votim, të ndërrojë diçka në përmbajtje.
Burime të gazetës kanë thënë të martën të ketë edhe veprime të përbashkëta, nëpërmjet të cilave synohet të përfshihen në strategji disa nga qëllimet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
- Shqipëria e ka rrugën e gjatë, e Kosova të mbyllur drejt BE-së
-
Beshlin: Anëtarësimi i Malit të Zi në BE po e nervozon regjimin e Vuçiqit
-
Pesë vende të BE-së paraqesin udhëzime për kufizim të vendimarrjes për anëtarët e rinj
-
Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Rama: Tri gjëra janë të paparashikueshme: Zoti, seksi, BE-ja
-
BE-ja mund t'ua mohojë shteteve të reja anëtare të drejtën e vetos