Në kuadër të vizitës në Kroaci zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka takuar Ministren e Zhvillimit Rajonal dhe fondeve të BE-së Gabrijela Zalac, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Gjatë takimit u diskutua rreth përvojave të Kroacisë në proceset e integrimeve europiane dhe përfitimit dhe menaxhimit të fondeve të BE-së siç janë IPA Binjakëzimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përvojat e shtetit kroat në këto procese kryesisht në prurjen e investimeve është një shembull dhe mundësi e mirë për Kosovën të ndjekë këtë rrugë” – ka thënë me këtë rast Gashi.
Zalac ofroi bashkëpunim dhe u shpreh e gatshme të ndajë përvojat e shtetit që përfaqëson.
“Ministria që unë drejtoj ka një fond 6.7 miliard euro fonde nga BE. Përvoja jonë është e tillë që të ju ndihmojmë në këto procese dhe mos të përsërisni sfidat eventuale nëpër të cilat kemi kaluar ne”.