Qeveria e Kosovës e ka përcjellë në Bruksel një letër, nëpërmjet së cilës ka shprehur shqetësimin për paqartësinë në procesin integrues që është parë në draftet e fundit të Strategjisë së re të Bashkimit Evropian përkitazi me zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Por ka autoritete të larta shtetërore, e edhe njohës të integrimeve, që në Prishtinë e shohin fajin për këtë realitet.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili në dy mandatet e shkuara ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, ia ka konfirmuar gazetës dërgimin e letrës. Ai ka thënë se, sikurse edhe e ka iniciuar diskutimin në mbledhjen e Qeverisë para disa ditësh, ka siguruar disa drafte konfidenciale të strategjisë së Bashkimit Evropian 2018 – 2025, versioni final i së cilës do të publikohet në fillim të muajit shkurt, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shqetësimi në lidhje me këtë dokument ka të bëjë me gjuhën e përgjithshme dhe mungesën e qartësisë në perspektivën evropiane të Kosovës, por edhe të disa vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Serbisë dhe Malit të Zi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)