Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdes pas 45 ditësh në koma burri që u qëllua në Runik të Skenderajt

D.S. nga Runiku i Skenderajt nuk u ka mbijetuar plagëve që kishte marrë më 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas më shumë se 45 ditëve në koma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmi për vdekjen e D.S. është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Dje ka vdekur dhe i është bërë autopsia ndërsa sot pasdite trupi i pajetë u është dërguar familjareve për ta varrosur”, tha Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Në incidentin që kishte ndodhur më 8 dhjetor, Xh.T. dyshohet për vrasjen e gruas të tij dhe plagosjen e baxhanakut D.S. dhe gruan e tij (F.S.).

KALLXO.com kishte shkruar më 11 dhjetor se blerja e një telefoni “Samsung” dyshohet të jetë motivi i vrasjes. Një raport zyrtar i Policisë flet për motivin që e shtynë Xh.T. të qëllojë për vdekje gruan e tij dhe plagosë baxhanakun dhe gruan e tij.

Sipas raportit të parë të Policisë, i dyshuari Xh.T. kishte deklaruar në polici se kishte një mosmarrëveshje me baxhanakun e tij për shkak të një telefoni.