Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli nuk i është përgjigjur për herë të pestë ftesës për raportim nga Komisioni për Punë të Jashtme.
Ai ka refuzuar të raportojë më 22 nëntor, me 4 dhjetor, më 9 janar, më 22 janar dhe më 26 janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani ka thënë se ai ka dërguar një letër Komisionit ku ka thënë se data e dakorduar përkon me vizitat që i ka jashtë vendit dhe se për këtë nuk mund të raportojë.
Sipas saj në letër ka thënë se do të raportojë në një datë tjetër.
Pas kësaj Osmani ka shfaqur pakënaqësi lidhur me anulimet e udhëtimeve jashtë vendit, duke e quajtur këtë izolim të padrejtë të Komisionit.