Deklarata e ish-sekretarit organizativ të VV-së, Dardan Molliqaj, se kryetari aktual i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte frikë nga kandidimi i Shpend Ahmetit për kryetar të partisë, ka nxitur reagimin e Ahmetit.
Ai madje e ka quajtur qesharake deklaratën e Molliqajt bërë në Rubikon të KTV-së, i cili tha se Kurti ka hedhur dyshime se Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje me ambasadat e huaja kundër tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në vitin 2015, paska qenë një diskutim i gjatë në mes Albinit, Dardanit, Visarit dhe të tjerëve për ta bërë Visarin kryetar, pas tërheqjes së Albinit, por paska qenë një frikë që mund të kandidohem unë, që sipas diskutimit, kuptova se do të ishte gjë e keqe sepse unë paskam qenë ‘i butë’”, ka thënë Ahmeti.
Derisa mospajtimet mes anëtarëve të këtij subjekti politik po vazhdojnë me akuza të ndërsjella, të enjten rreth 50 aktivistë njoftuan se po largohen nga Vetëvendosje, pasi thanë se partia nuk është më e njëjta.
Ish-koordinatorja e Qendrës të Lëvizjes Vetëvendosje, Teutë Rrusta, ka thënë se në këtë subjekt është shkelur çdo kriter dhe e vetmja rrugë, sipas saj, është ndarja.
Kritik ndaj zhvillimeve brenda partisë është shprehur edhe ish-koordinatori i Sekretariatit të Përgjithshëm, Nol Nushi, por kanë mohuar që mbrapa vendimit të tyre qëndron Dardan Molliqaj.