Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reagim i VV-së për thirrjen e konferencës nga Nushi e Rrusta, thonë se kontrata u ka skaduar të dyve

Gjatë ditës së sotme, Nol Nushi, përmes një njoftimi për media ftoi të gjithë për një konferencë të jashtëzakonshme.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp e cila mbahet sot, e enjte, nga ora 14:00, ne ambientet e Bibliotekes “Hivzi Sylejmani” (Lagjja Dardania). Për zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje do te flasin: Koordinatorja e Qendrave te Lëvizjes, Teutë Rrusta, dhe Koordinatori i Sekretariatit te Përgjithshëm, Nol Nushi”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por Lëvizja Vetëvendosje, me të marrë këtë njoftim lëshoi një reagim për media, ku thuhet se ata po kryejnë këto takime jashtë zyrave të Lëvizjes, dhe se më nuk e përfaqësojnë atë pozicion.

Në reagimin e tyre thuhet se Nol Nushi dhe Teuta Rrusta nuk i përfaqësojnë këto pozicione siç kanë njoftuar, pasi ata asnjëherë nuk kanë respektuar obligimet e punës, dhe se madje kontrata e tyre e punës u ka skaduar.

Reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje:

Bazuar në praktikat e funksionimit të Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqësuesit e saj thërrasin konferenca për media në koordinim me Sekretariatin për Media dhe konferencat i mbajnë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për konferencën e Nol Nushit dhe Teuta Rrustës jemi njoftuar se ata do të mbajnë një konferencë për media jashtë zyrave të Lëvizjes.

Noli dhe Teuta, bashkë me disa aktivistë të punësuar në Sekretariatin e Përgjithshëm, pas zgjedhjeve lokale (nga 20 Nëntori), nuk kanë ardhur me rregull në zyrë, në vendin e tyre të punës.

Më 18 dhjetor 2017 në mbledhjen e Sekretariatit të Përgjithshëm në të cilën ka qenë edhe Noli e Teuta, është kërkuar nga të njëjtit t’i respektojnë obligimet e punës që dalin nga Kontrata që e kanë nënshkruar dhe Rregullores së punës së Lëvizjes Vetëvendosje, që është në harmoni me Ligjin e Punës.

Edhe pas kësaj dite, dy të lartpërmendurit nuk kanë ardhur në vendin e tyre të punës. Teuta deri më tani, brenda 2 muajve, 2-3 herë ka kryer disa shërbime në cilësinë e përgjegjëses për Qendrat e Lëvizjes.

Për shkak të mosardhjes në punë dhe moskryerjes së detyrave të punës, kontratat e skaduara më 31 dhjetor 2017, të Nolit dhe Teutës, nuk ka qenë e mundur të përtëriten dhe prandaj as nuk mund të konsiderohen si të punësuar më tutje në Sekretariatin e Përgjithshëm.

Arsyet e lartpërmendura janë dëshmi e mjaftueshme se Noli dhe Teuta në këtë Konferencë nuk përfaqësojnë pozicionet e mbajtura më herët në Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.