Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apostolova: Qeveria duhet të bëjë planifikim më të mirë në sistemin e drejtësisë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova në lansimin e raportit të vlerësimit për sistemin gjyqësor, ka këshilluar që Qeveria dueht të jetë në gjendje të bëjë planifikim më të mirë në sistemin e drejtësisë.

Raporti që është publikuar si krahasim me 14 shtete, 7 prej tyre shtete fqinje të Kosovës, ka 18 rekomandime, të cilat autoritetet kosovare duhet t’i marrin parasysh, ka thënë shefja e Zyrës së BE-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Askush nuk është mbi ligjin. Këtë vit Kosova shënon 10 vjetorin shumëçka është bërë por edhe shumë duhet bërë. Vlerësimi i Raportit që po lansohet sot është unik. Kemi nevojë për të dhëna të sakta dhe të përditësuara për sistemin e drejtësisë. Qeveria duhet të jetë në gjendje të bëjë planifikim me të mirë në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Apostolova.

Raporti është punuar nga Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ).