Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nuk ka paralajmërime për çfarëdo destabilizimi të Kosovës

Siguria e Kosovës është e qëndrueshme dhe nuk ka asnjë informacion për destabilizim.

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në përgjigje të interesit të mediave gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të gjithë mekanizmat e rendit dhe sigurisë konfirmojnë që situata e sigurisë në Kosovë është stabile. Vrasja e Oliver Ivanoviqit është marrë seriozisht nga instituconet e vendit, policia, hetuesia, Inteligjenca. Nuk ka paralajmërime për çfarëdo destabilizimi të Kosovës. Edhe vizita e Vuçiqit kaloi në një atmosferë korrekte dhe besojmë se edhe porosia nga kjo vizitë është e qartë se përgjegjësitë për të gjithë në Kosovë i ka Kosova”, Haradinaj.

Ndërkohë Meta nënvizoi rëndësinë e integrimit të rajonit në BE.

“Duhet të bëjmë çdo gjë për të përmbushur zotimet tona në rrugën e integrimeve europiane. Sa i takon strategjisë së zgjerimit është e rëndësishme të ketë në konsideratë në gjithë vendimmarrjen të gjitha raportet në këtë rajon në mënyrë që gjithë rajoni të inkurajohet dhe të ketë data apo afate inkurajuese sa i takon procesit të reformave që do ta transformojnë këtë rajon në një rajon të vërtetë europian”, tha Meta, transmeton ora news.

Ndërkohë Haradinaj tha se Kosovën e vështirëson shumë fakti se 5 vende të BE nuk e kanë njohur. “Ky është një handikap i madh, shpresoj të tejkalohet”, tha ai.

I pyetur mbi çështjet e nxehta të politikës kosovare, Demarkacionin dhe Gjykatën Speciale, Meta tha se janë zgjidhje që do t’i japin institucionet e Kosovës.