Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gecaj në Mal të Zi

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi me ç‘rast u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Drejtësisë i Malit të Zi, Zoran Pazhin me të cilin diktuan për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushat relevante që lidhin interesat e përbashkëta për të dyja vendet, njofton kumtesa, transmeton koha.net.

Vizita e Gecajt në Malin e Zi u realizua në kuadër të organizmit të ceremonisë së Thirrjes për Projekt-Propozime dhe Sesionit Informues në kuadër të Programit të BNK-së, Mali i Zi - Kosovë, IPA II 2014-2020.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo