Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Skandalet e Haradinajt

Me vendime kundërthënëse, larje të borxheve e shpërblim të shkelësve të ligjit është karakterizuar katërmujori i qeverisjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Vendimmarrja është shoqëruar me arrogancë dhe naivitet të llojit “mu ka tek”, “S’u ba nami”, “S’e di që i pasna shkarku”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Si shqetësuese është cilësuar edhe mbipopullimi dhe rritja e pagës për kryeministrin dhe anëtarët e tjerë të kabinetit. Haradinaj nuk e ka mbajtur as premtimin më madhor të dhënë gjatë fushatës së zgjedhjeve të parakohshme - se liberalizimi i vizave do të jetësohej brenda tre muajve të parë. Përkundrazi, izolimi ndërkombëtar i Kosovës dhe i liderëve veç sa është thelluar, shkaku i nismës për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkarkimet

Kryeministri Haradinaj e nisi detyrën e ëndërruar gjatë në krye të Qeverisë me shkarkimin e Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, duke mos respektuar asnjërën nga dispozitat e përcaktuara në Ligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror dhe rregulloren e saj mbështetëse.

Sipas ligjit, anëtarët e Komisionit mund të shkarkohen nga Qeveria vetëm nëse janë dënuar nga gjykata kompetente, si dhe me kërkesë të institucionit që ka emëruar anëtarët ose vetë Komisionit. Vendimi për shkarkim u kritikua edhe nga partnerët e koalicionit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)