Prishtinë, 19 janar - Është mbajtur takimi i përbashkët konsultativ me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur. Këtë takim e drejtoi këshilltari i kryeministrit, z. Jahja Lluka, i emëruar edhe mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur.
Sipas njoftimit për media, në takim është diskutuar për mundësitë e intensifikimit të angazhimit dhe koordinimit më të mirë ndërinstitucional për t’u përgjigje në kërkesat e drejta të familjeve dhe familjarëve të personave të zhdukur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLluka ua kujtoi të pranishmëve se takimi ishte thirrur për të shqyrtuar hapat që duhet bërë bashkërisht për të rifilluar një proces i cili ka ngecur kohën e fundit. Edhe pse nuk mund të themi se nuk është bërë asgjë, megjithatë rezultatet nuk janë të kënaqshme, në veçanti për familjarët.
Të pranishmit, pasi prezantuan punën dhe aktivitetet e realizuara nga ana e institucioneve përkatëse, kompetente, paraqitën edhe vlerësimet e tyre rreth adresimit të sfidave me të cilat përballet procesi e që kryesisht ndërlidhen me mungesën e informacioneve të besueshme, çështjen e mbetjeve mortore të paidentifikuar dhe mundësitë për një trajtim më të mirë ligjor dhe institucional për familjet e personave të zhdukur.
U kërkua nga të gjithë të pranishmit që në një afat prej shtatë ditësh të dërgojnë propozimet me shkrim, bazuar në fushëveprimin dhe përgjegjësitë e tyre institucionale, për intensifikim të përpjekjeve dhe planifikimeve më të mira të përbashkëta për zgjidhjen e kësaj problematike.