Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jugkoreani ndjek studimet në Kosovë

Haes Shal-Kim filloi vitin e parë në RIT Kosovë™ (A.U.K) në shtator të vitit 2016. Me prejardhje nga Koreja e Jugut, siç shkruan KP, ai ka jetuar në pesë vende dhe në më shumë se dhjetë qytete të ndryshme gjatë tërë jetës së tij.

I njohur nga miqtë e tij si Sunshine, ai u njoh me rajonin e Ballkanit për herë të parë kur ishte dhjetë vjeç, kur erdhi me prindërit e tij në Shqipëri. Ishte gjatë kësaj kohe që ai dëgjoi për Kosovën dhe pati rastin të vizitojë qytete të ndryshme të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haes përfundoi shkollimin e mesëm në shkollën GDQ në Tiranë. Pas shkollimit të mesëm, ai shërbeu në Armatën e Republikës së Koresë për rreth dy vite.

Pas kësaj përvoje, i kaloi disa vite nëpër punë të ndryshme dhe në përpjekje për të vendosur për të ardhmen e tij. Më 2016, mori vendimin për t’i filluar studimet universitare dhe kështu u regjistrua në RIT Kosovë™ (A.U.K).

Haes ka shumë miq shqiptarë dhe koreanë të cilët aktualisht jetojnë në Kosovë dhe ishte pikërisht sugjerimi i tyre që e ndihmoi atë ta zgjedhë RIT Kosovë™ (A.U.K) dhe të studiojë për Ekonomi dhe Politika Publike.

Ai është shumë i lumtur me vendimin e tij sepse deri më tani ka pasur një përvojë të shkëlqyeshme. Ai flet me entuziazëm mbi përshtypjet e tij deri më tani.

Më së shumti i ka lënë mbresë “shkëlqimi i studentëve dhe profesorëve” – siç e quan ai. Më e rëndësishmja është se ai është shumë i lumtur me mundësinë për të luajtur basketboll në kampus pas ligjëratave.

Haes-it i pëlqen jeta në Prishtinë, të cilin qytet tani e konsideron si shtëpi. Gjëja që më së shumti i pëlqen në Prishtinë është se mund të ecën pothuajse kudo pa nevojë për transport publik apo privat.

Megjithatë ai theksoi se i pëlqen edhe qyteti i Prizrenit sepse konsideron që është historikisht i pasur dhe vend i përshtatshëm për hiking dhe ecje të gjata.

Komuniteti gjithnjë më i madh ndërkombëtar në kampusin e RIT Kosovë™ (A.U.K) është shtëpi e shumë individëve me prapavija dhe përvoja të pasura jetësore. RIT Kosovë™ (A.U.K) ka marrë lëvdata nga të gjithë miqtë dhe të diplomuarit ndërkombëtarë për mbajtjen e premtimit të sigurimit të një kampusi të larmishëm përplot festivitet dhe pa diskriminim dhe ndarje të çfarëdo lloji. Për momentin, në RIT Kosovë™ (A.U.K) ndjekin studimet student nga 18 shtete të ndryshme të botës.