Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar sot Qendrën Korrektuese në fshatin Smrekonicë të komunës së Vushtrrisë.
Tahiri u prit nga drejtori i kësaj qendre, Xhevdet Maçastena dhe nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, të cilët e informuan për gjendjen dhe historinë e kësaj qendreje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTahiri, pasi u njoftua nga afër me ambientin e kësaj qendre, kapaciteti i së cilës është rreth 200 vende, tha se është një objekt që i takon standardeve të larta dhe ofron kushte të mira për të burgosurit, transmeton Koha.net.
“Një prej çështjeve që kam treguar interes ka qenë edhe funksionalizimi i njësisë ekonomike, ku të burgosurit mund të punojnë, të angazhohen, por edhe në anën tjetër do të jetë profitabile për shërbimin korrektues. Së bashku me drejtorin Zogaj, por edhe me drejtorë tjerë të qendrave, do mundohemi ta funksionalizojmë këtë njësi”., tha ai.
Sokol Zogaj, e vlerësoi vullnetin e mirë nga ministri për interesin e tij që të jetë në funksion njësia ekonomike”.