Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Alpinistë nga trojet kombëtare iu ngjitën Malit Skënderbeu

Tiranë, 18 janar – Alpinistë nga hapësirat kombëtare u ngjitën dje në Malin e Skënderbeut, 1723 m i lartë, pranë Qafë Shtamës në Krujë.

Në këtë aktivitet, në kuadër të vitit të Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, morën pjesë mbi 100 alpinistë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sekretari i Federatës së Alpinistëve Gjirokastër Armand Mamani thotë se alpinistët e sfiduan motin e keq, duke u bashkuar në majën e lartë të malit që mban emrin e Heroit Kombëtar.

Gjatë këtij viti do të ketë mjaftë aktivitete sportive e turistike në nderim të figurës së Heroit ton Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.