Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët të indinjuar me trajtimin shëndetësor ndryshe të liderëve

Zgjedhja e spitaleve private e jo atyre publike për shërim nga ana e personave politikë ka ngjallur reagime të shumta në publik. Në rrjetet sociale kanë plasur akuza se liderët duhet të jenë shembull e jo të shmangin sistemin publik të cilin vetë e kanë lënë në gjendje të rëndë. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonë se të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe mbështetja financiare për liderët që të shërohen jashtë vendit është diskriminuese.

Shëndetësisë kosovare nuk i është dhënë së koti epiteti “shëndetësi e sëmurë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Se gjendja në sistemin publik është e rëndë e tregon fakti që liderët politikë e shmangin trajtimin aty dhe sa herë sëmuren zgjedhin ose spitalet private apo ato jashtë vendit.

Rasti i fundit i ish-kryeministrit Mustafa partia e të cilit për shumë vjet udhëhoqi ministrinë e Shëndetësisë, ka nxitur reagime të shumta të qytetarëve.

Mustafa pas trajtimit në një spital privat, u nis drejt Gjermanisë, ndërkohë që në QKUK nuk është trajtuar fare.

Shoqëria Civile thotë se liderët e kanë pasur në dorë mundësinë të krijojnë një sistem më të mirë shëndetësor.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se anashkalimi i QKUK – së nga liderët politikë dërgon porosi jo të mirë te qytetarët e tjerë.

Shala kritikon edhe mënyrën se si ndahen mjete për shërimin e njerëzve politik, ndërsa pacientët e tjerë duhet të presin me muaj të tërë për të marrë ndihmë.

Edhe mbrojtësit e të drejtave të pacientëve thonë se ka pasur raste kur pacientët kanë vdekur në pritje për të marrë mjeteve financiare nga Ministria e Shëndetësisë.

“Subvencionimi i pacientëve të caktuar nga institucionet për trajtim jashtë vendit, është diskriminim i skajshëm ndaj pacientëve të tjerë të cilët mund edhe të vdesin nga pamundësia për të pasur ndikim tek Institucionet Shtetërore. Rasti i fundit është me ish-Ministrin e Shëndetësisë, Bujar Bukoshi. Ky njeri është i fundit që është dashur të ketë këtë privilegj, pasi që një pjesë të madhe të përgjegjësisë për degradimin e shëndetësisë e bart edhe vetë si ish-ministër i Shëndetësisë”.

Edhe qytetarët ndihen të diskriminuar përballë liderëve politikë që nuk kanë nevojë të shqetësohen për trajtimet shëndetësore.

Mbrojtësit e pacientëve thonë se diskriminuese është edhe fakti që liderët politikë nuk futen fare në listën e pritjes për fondin milionësh të Ministrisë së Shëndetësisë për trajtime jashtë vendit.