Komisioni për Zhvillim Ekonomik e ka shtyrë për mbledhjen e radhës shqyrtimin e vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të ZRRE-së me arsyetimin se nuk e ka marrë materialin nga Qeveria rreth këtij vendimi.
Kjo u bë me kërkesë të deputetes Minoza Kusari-Lila.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBordi i ZRRE-së ka gati një vit që nuk është funksional shkaku që tre anëtarëve të tij iu ka skaduar mandati, raporton “Koha Ditore”.
Qeveria me datën 22 dhjetor 2017 ka marr vendim për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të ZRRE-së
1. Bekim Jakupi
2. Fadil Ismajli
3. Naim Sahiti
4. Skënder Buja
5. Izet Rushiti
6. Selman Hoti