Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas një viti kthehet në pikën zero gjykimi ndaj 11 të akuzuarve për terrorizëm

Njëmbëdhjetë të akuzuarit për terrorizëm janë obliguar t`u nënshtrohen për të dytën herë procedurave gjyqësore, pasi gjykimi ndaj tyre është kthyer në pikën zero.

Ndryshimet në përbërjen e trupit gjykues pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës kanë bërë që të përsëriten të gjitha procedurat, ashtu siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale. Ky gjykim pati filluar vitin e kaluar dhe ka qenë në fazën e shqyrtimit kryesor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përsëritja e procedurave ua ka krijuar komoditetin të akuzuarve që të paraqesin kundërshtimet e tyre edhe njëherë rreth aktakuzës dhe provave.

Gjatë seancës, të hënën, ata kanë kërkuar që ky gjykim të prolongohet dhe të mos vazhdojë tutje me arsyetimin se përgjimet në fazën paraprake janë siguruar në mënyrë kundërligjore, pa filluar ende hetimet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.