Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk do të ndajë çmim për shkencëtarin/en më të arrirë të vitit 2017 për shkak të vendimit të Ministrit Shyqyri Bytyqi.
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar Këshilltari i Ministrit , Valmir Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, arsyeja për anulimin e këtij konkursi është për shkak se gjatë procesit është vërejtur se Këshilli Shkencor që bën përzgjedhjen ka pasur një anëtar tepër.
“Konkursi për ‘Shkencëtarin e Vitit’ dhe ‘Shkencëtarin e Ri’ të vitit, është anuluar sepse Këshilli Shkencor i trashëguar nga qeverisja e kaluar, ka pasur 8 anëtarë e ligjërisht është dashur ti ketë 7”, tha Gashi.
Sipas Gashit nuk dihet kur ose nëse ky konkurs do të rihapet pasi që njëherë duhet të zgjidhet çështja e këshillit.