Opozita do të nisë sezonin e protestave, për këtë kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë thirrje për një bashkim të të gjithë aktorëve të shoqërisë.
Pas mbledhjes me aleatët e Partisë Demokratike, Basha është shprehur se “kemi vënë piketat për një kalendar veprimesh, duke iu bërë thirrje të gjithë aktorëve shoqërorë që t’i bashkohen këtij sezoni të protestave qytetare kundër paligjshmërisë, krimit të organizuar që janë faktorë të krizës ekonomike që ka kapluar vendin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBasha ka thënë se nesër do të caktohet data e protestës. Sipas tij, opozita do të vijë në këto protesta me të reja, me një vullnet edhe më të fortë dhe me një përgjigje më të madhe popullore, transmeton atsh.
“Aksioni do intensifikohet. Do të përfaqësojë gjithë shtresat e shoqërisë. Ju bëjmë thirrje të gjithëve të bashkohen në këtë sezon protestash, për t’u përballur me paligjshmërinë e qeverisë. Opozita e ka marrë këtë angazhim në një kohë kur 300 mijë shqiptarë nuk sigurojnë bukën e gojës. Krimi i veshur me pushtet bëhet gati të fillojë aksionin për ujin. Kemi diskutuar për një aksion kompleks opozitar, si dhe për protestën e parë që do nisë brenda muajit. Vendimin do ta marrë nesër për datën. Përsëritje të çadrës nuk do të ketë, do ketë të reja, një vullnet edhe më të fortë të opozitës dhe një përgjigje më të madhe popullore”, deklaroi kryedemokrati.
I pyetur për shkarkimin e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, Basha është shprehur se, “ky është një hap tejet i vonuar. Është një tjetër tregues i krizës së thellë në të cilën e ka zhytur krimi Policinë e Shtetit. Haki Çako është një kokë turku, pasi krimi drejtohet nga kupola që është Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj”.