Të enjten do të mblidhet Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për të rishqyrtuar vendimin për uljen e vlerës së bursave për studentët e dalluar. Këtë për KTV-në e ka konfirmuar kryesuesi i këtij këshilli, Ismet Salihu.
Studentët patën paralajmëruar se në rast të mosrishikimit të këtij vendimi do të organizojnë edhe protesta. Por ata gjatë ditës së shtunë janë takuar me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, i cili u ka premtuar rritje e të shumës së bursave, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për uljen e vlerës së bursës që ndahet për studentët e dalluar nga 900 euro në 500 euro.
Haradinaj i garantoi studentët që do të bëjë çdo gjë që është në kompetencën e tij dhe të Qeverisë së Kosovës që t’ju ofrojë përkrahjen e duhur gjithë studentëve, duke theksuar se gjatë mandatit të tij, arsimi do të jetë prioritet për Qeverinë.
“Është i padrejtë vendimi për zvogëlimin e shumës së bursës. Ju garantoj se nuk do të ketë zvogëlim të bursave, përkundrazi bashkë me Ministrinë e Arsimit do t’i shqyrtojmë mundësitë dhe format të tjera që kjo shumë të rritet”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërkohë njohësi i çështjeve arsimore Dukagjin Pupovci thotë të mos i ketë pëlqyer që në fillim ideja që të zvogëlohen bursat e studentëve.
Studentët kanë thënë që zvogëlimi i shumës së bursave do të ndikojnë ndjeshëm në motivimin e studentëve të dalluar bursistë.