Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

EU Observer: Kosovës po i rrezikohet e ardhmja evropiane shkaku i Speciales

EU Observer, media që merret me zhvillimet në Bashkimin Evropian, në një artikull të publikuar të premten, ka shkruar për paralajmërimin e shteteve të QUINT-it lidhur me iniciativën për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Në një artikull të gjatë lidhur me të gjitha zhvillimet e fundit në Kosovë, EU Observer shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, pritet të përballen me raste gjyqësore nga Gjykata Speciale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Daut Haradinaj dhe Thaçi, ish-komandantë të UÇK-së, pritet të përballen me raste të Gjykatës Speciale”, shkruan EU Observer, transmeton Koha.net.

“Shtetet lider të BE-së dhe SHBA-të kanë paralajmëruar Kosovën për ‘disa pasoja’ nëse i shmanget akuzave nga tribunali për krime lufte”, shkruan EU Observer që citon deklaratën e shteteve të QUINT-it, të publikuar të enjten mbrëma.

EU Observer shkruan se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në dhjetor tentoi të shfuqizojë një ligj të vitit 2015 që përforcon bashkëpunimin e Kosovës me tribunalin.

“Nuk mori vota të mjaftueshme, por BE-ja dhe SHBA-të frikësohen se AAK-ja do të tentojë përsëri në janar”, shkruan EU Observer.

EU Observer shkruan se debatit për Gjykatën Speciale iu bashkua edhe presidenti i Kosovës, Thaçi, kur në dhjetor fali pesë persona, të cilët ishin të burgosur për vrasjen e anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001.