Pas Unionit të Studentëve të Kosovës (USK-së), edhe Parlamenti studentor ka shprehur shqetësimet për uljen e bursave për studentët e dalluar.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtinë” më 21 dhjetor kishte marrë vendim që bursat të zbresin në 500 euro, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParlamenti studentor thotë se, “bursa fillimisht në UP ishte 900 euro, më pas ishte zbritur në 700 kurse me vendimin e fundit në 500 euro. Bursa studentore që ndan UP-ja nuk është bursë sociale, por bursë për studentët e shkëlqyer të Uniteverisetit të cilët janë krenaria e UP-së”.
Parlamenti studentor ka bërë kërkesë që kjo pikë të ndryshohet dhe bursa për studentët në vitin akademik 2017/18 të jenë më të larta.
Më poshtë mund ta lexoni kërkesën e Parlamentit studentor.
