Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kollçaku beson se e kaluara e përbashkët do ta mbajë një Vetëvendosjen

Fatmire Kollçaku, nënkryetare e Vetëvendosjes, nuk po beson se kjo parti do të ndahet. Ajo ka thënë se dorëheqjet e fundit lidhen vetëm me dorëheqje nga pozita udhëheqëse, e jo tërësisht nga partia.

Me të përfunduar mbledhja e Kryesisë së partisë ajo ka shfrytëzuar rastin që përmes mediave t’u bëjë thirrje bashkëpartiakëve të saj të gjejnë komunikim për të vazhduar rrugëtimin së bashku.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E kaluara na lidh shumë më tepër se që mund të kemi mosbisedime.

Duhet t’i ftojmë të bisedojmë. Nuk i kemi pranuar ato dorëheqje sepse mendojmë se duhet biseduar me secilin veç e veç. Mendojmë se rruga më e mirë është t’i kthehemi problemeve të shumta të Kosovës të cilat mund t’i zgjedhim vetëm bashkë”, ka thënë Kollçaku, përcjell Koha.net.

Ajo ka shprehur bindjen se ato që tashmë po konsiderohen dy kampe në Vetëvendosje, kanë më shumë gjëra që lidhen se sa që ndahen mes vete.

“Nuk e besoj që po shkojmë drejt ndarjes. Jemi për unitet. Ne i kemi zgjedhjet përpara dhe VV do të gjejë forcë që të kalojë krizën momentale. E kaluara e përbashkët do të mbisundojë dhe do të jemi bashkë për të ardhmen”, ka thënë Kollçaku.