Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se gjendja në arsim nuk është e mirë. Sipas tij për këtë sektor duhet shumë punë.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë pas një takimi me ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi, trasnmeton kp .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sektori i energjisë na ka marr shumë punë, por tash e kemi në prioritet arsimin. Vlerësimi i testit Pisa që do të mbahet prill ose maj, një pjesë e përgjegjësisë bie për këtë për kryetarët e komunave, drejtorët e arsimit e deri te arsimi”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka folur edhe për sigurinë dhe dukurinë e përdorimit të drogës nëpër shkolla. Sipas tij, ende vazhdon prania e qytetarëve që shpërndajnë drogë në shkolla ndërsa ka folur edhe për paralajmërimet për greva nga mësimdhënësit. Haradinaj tha se rritja e pagave 4 përqind është në kuadër premtimit.
“Premtimi elektoral për paga po, por edhe përgjegjësia duhet kërkuar”, tha Haradinaj.