Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Bullgaria të cilën ai e quan “mike” dhe shprehet i bindur se ky vend do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.
“Në këtë kontekst, pres që Bullgaria të jetë edhe zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Republika e Kosovës po e bën të duhurën në zbatimin e plotë të MSA-së dhe që këtë vit të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE. Besojmë palëkundshëm në mbështetjen bullgare në këto procese. Bullgarisë i dëshiroj lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së”, shkroi ai.