Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria, Serbia e Mali i Zi vende të preferuara për vizitorët amerikanë për vitin 2018

Ndonëse tashmë ka destinacione që kanë qenë të njohura për turistët amerikanë për dekada, ata që duan të zgjerojnë aspektet e tyre në Evropë do të zgjedhin Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, parashikojnë agjencitë e udhëtimit në këtë vend.

Johnny Bealbi, themeluesi i Wild Frontiers, një agjenci e specializuar për udhëtime të tilla, kujton se pas luftës Ballkani zhvilloi turizëm të heshtur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga lufta tragjike në fund të viteve 1990, Ballkani u zhvillua në heshtje si destinacion opsional për ata që po kërkojnë një perlë të fshehur në Evropë”, thotë ai, shkruan USA Today.

Sipas tij, vendet e Ballkanit janë mjaft të pazbuluara midis turistëve amerikanë dhe për shkak të bukurisë së tyre natyrore dhe qasjes, ata me siguri do të bëhen pjesë e “rrjedhës së përgjithshme” evropiane, transmeton Ksp.