Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Për të zhdukurit do të diskutohet edhe në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të të zhdukurve dhe familjarë të të zhdukurve, kanë bërë homazhe tek "Përmendorja dedikuar personave të zhdukur".

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se personalisht do angazhohet që kjo çështje të mbyllet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se fati i personave të zhdukur do të diskutohet edhe në Bruksel, transmeton kp.

Ndërsa, këshilltari politik i kryeministrit, Jahja Lluka u zotua se ligji për të pagjeturit do të procedohet së shpejti në Kuvend për të ndryshuar nenin lidhur me beneficionet, pasi që kjo është kërkesë e kamotshme e familjarëve dhe ata do t’i marrin beneficionet e merituara.