Pas fillimit të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, në maj të vitit 2013 dhe ndalimin 100% të pirjes së duhanit në hapësira të mbyllura, Kosova ka bërë edhe një hap më tutje në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“KADC ka bërë monitorimin e lëndëve të duhanit në gjykata gjatë periudhës dy vjeçare shtator 2015 - 2017 me qëllim të përcjelljes së zbatueshmërisë së Ligjit për Kontrollin e Duhanit. KADC ka mbledhur të dhëna për lëndët e duhanit nga stafi gjyqësor dhe administrativ i gjykatave në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Të dhënat mbi të cilat ndërtohet raporti janë të dhëna në lidhje me numrin e lëndëve për duhanin të dorëzuara në gjykata nga inspektorati sanitar lokal dhe qendror”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tutje thuhet se këto të dhëna janë marrë prej divizionit të kundërvajtjes në 7 gjykatat themelore dhe degëve që hyjnë në regjionin e tyre: në Prishtinë më degët: Gllogovc, Lipjan, Podujevë, (Graçanica është jo funksionale); në Mitrovicë me degët: Skenderaj, Vushtrri, (Leposaviqi dhe Zubin Potoku janë jo funksionale); në Pejë me dëgët: Klinë, Istog, Deqan; në Prizren me degët: Dragash, Suharekë; në Ferizaj me degët: Kaçanik, Shtërpce; në Gjilan me degët: Viti, Kamenicë, Novobërdë; dhe në Gjakovë me degët: Rahovec, Malishevë.
“Gjatë periudhës shtator 2015 - 2017, inspektorati sanitar në gjykatat e Republikës së Kosovës ka paraqitur gjithsej 321 lëndë të shkeljes së Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Prej tyre, 177 lëndë janë të përfunduara, 144 lëndë janë ende në procedurë kundërvajtëse, 95 aktvendime janë lëshuar për personin përgjegjës, 34 aktvendime për personin fizik dhe 13 aktvendime për personin juridik. Në 1 rast gjykata ka lëshuar aktvendim për të dy palët - personin përgjegjës dhe personin juridik”, thuhet në komunikatë.
Llojet e vendimeve të gjykatave të Kosovës, për lëndët e shkeljes së Ligjit për Kontrollin e Duhanit, janë të ndryshme: hedhjet, cedimet, pezullimet, lirim nga përgjegjësia, qortimet, mbikëqyrja e shtuar e deri te gjoba. Aktvendimet dënuese më të shpeshta të gjykatave janë gjobat e shqiptuara për 144 lëndë, ndërsa qortimi dhe mbikëqyrja e shtuar janë shqiptuar vetëm në 1 rast.
Gjykatat themelore në Kosovë nga inspektorati sanitar komunal kanë pranuar numër të ndryshëm të lëndëve për shkeljen e Ligjit. Gjykatat me më shumë lëndë të përfunduara janë ajo e Prizrenit, Pejës, Vitisë, Lipjanit, Kamenicës e Freizajt.
Monitorimi ka treguar që për zbatimin efikas të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe sigurimin e mjediseve pa tym duhani, është i domosdoshëm trajnimi i autoriteteve inspektuese dhe zbatuese të procedurave kundërvajtëse, për zhvillimin e procedurave në përputhje me Ligjin.
Rritja e efikasitetit dhe shpejtësisë me të cilën procedohen lëndët e duhanit nëpër gjykatat e Kosovës, ndikon dukshëm në rritjen e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Në bazë të gjetjeve nga monitorimi vlerësohet se forma më e mirë përmes së cilës mund të rritet efikasiteti i zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, është përmes lëshimit të gjobave mandatore nga ana e inspektoratit, porsa të jetë evidentuar shkelja
Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Kundërvajtje në fillim të vitit 2017, procedura e kundërvajtjes anashkalon zhvillimin e procedurave në Gjykatë për gjobat fikse, gjobat deri në 500$ për personin fizik, e deri në 1000$ për personin juridik, dhe atyre të shqiptuara në vend. Neni 56 përshpejton procedurën burokratike të paraparë më herët për zgjidhjen e lëndëve për shkelje të ndalesave për duhan, duke mundësuar organin e kundërvajtjes të zhvilloj procedurën për gjobat mandatore në vend.
Në fund, është urgjente dhe i domosdoshëm trajnimi i inspektorëve qendror dhe lokal sanitar për zbatimin e procedurës kundërvajtëse sipas Ligjit të ri për Kundërvajtje i cili thjeshtëson procedurën dhe fuqizon sanksionet e parapara me Ligjin për Kontrollin e Duhanit.