Partitë kryesore në pushtet kanë dështuar të premten mbrëma që ta shfuqizojnë Ligjin për Gjykatën Speciale. Por ato nuk do ta pushojnë mësymjen për të mbërritur këtë qëllim.
Kryesia e Kuvendit ka bërë dy tentativa për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve nënshkrues për seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të shqyrtohej Projektligji për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, emërtim ky për Specialen, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mungesë të kuorumit, në asnjërin rast nuk arriti të marrë vendim për procedimin e këtij projektligji për mendim në Qeveri, siç kërkon procedura.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Lidhja Demokratike (LDK) në opozitë, si dhe Lista Serbe në pushtet, refuzuan të merrnin pjesë në mbledhjen e Kryesisë, duke e dështuar kështu kuorumin.
Nisma është sponsorizuar nga Partia Demokratike (PDK), subjekt ky kryesor në pushtet, dhe është mbështetur edhe nga dy partitë kryesore me të cilat qeverisë – nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lideri i së cilës e drejton Qeverinë, si dhe nga Nisma për Kosovën.
Mbledhjen e nevojshme të nënshkrimeve e siguruan, ani se përgjatë kësaj kohe, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, publikisht alarmonte se pezullimi i Speciales do ta izolonte ndërkombëtarisht Kosovën.
Një burim i gazetës ka thënë se mësymja e subjekteve në pushtet për ta bllokuar Specialen, do të vazhdojë. Ai ka përmendur edhe motivet, të cilat kanë bërë që me urgjencë të tentohet shfuqizimi i Ligjit për Specialen.
“Ka më shumë se një muaj që është përmendur 23 dhjetori si data e fundit deri kur duhet të shfuqizohet Ligji për Gjykatën Speciale. Nga ajo që kam kuptuar, motivi lidhet me informacionet që liderët politikë kanë se aktakuzat e para do të shpallen në prag të krishtlindjeve”, ka thënë ky burim. “Nuk e di se kush mund të jenë në mesin e të akuzuarve, mirëpo panik i madh vërehet tek të gjithë përfaqësuesit më të lartë shtetërorë”. (Detaje të tjera mund të gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)