Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Krasniqi: Nisma në organet e veta nuk ka diskutuar për shfuqizimin e Speciales

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, tha se me tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, po mbrohen vetëm pak individë që nuk i lidh interesi kombëtar.

Ka thënë se qëndrimet e deputetëve të Nismës, në këtë situatë janë krejtësisht mbi bindjet individuale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka shtuar se Nisma në organet e veta nuk ka diskutuar fare për këtë çështje.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

NE NUK MUND TË JEMI MIQ ME ASNJË TJETËR NËSE NUK JEMI E MIRA E VETËS

Shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve (sidomos atyre të zëshmeve të sotëm), në këto momente me duhet t’ua tregoj një urti të shqiptarëve të urtë, që pushtuesit i kishin lënë pa shkollë në gjuhën e mëmës, e cila thotë:

“Kush bie në shtrat me fëmijë, zgjohet i lagur”!

Ne dhe ju miq, kemi kohë që jemi ne një shtrat me fëmijë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në rastin tonë!

Kësaj radhe kaq për zhvillimet e papritshme të natës se sotshme!

Po të dëgjonin me kohë, fëmijët e natës se sotme, JO-JA do bëhej me kohë!

Dikush duhet të jep përgjegjësi, pse Jo-ja nuk u tha kur ishte koha!

Atëherë do mbrohej Kosova! Sonte po mbrohen pak individë që i lidhë gjithçka tjetër, veç jo kurrë interesi kombëtar!

Gjërat e pa matura shtatë herë, nuk besoj që dalin mirë! Kështu thotë i urti populli im!

Unë e respektoj urtinë e popullit tim.

Kur ishte interesi i Kosovës. NISMA ishte kundër!

Interesa individësh nuk mbrojmë ne dem te Kosovës!

P.S.

Qëndrimet e deputetëve të NISMES, në ketë situatë janë krejtësisht mbi bindjet individuale!

Nisma në organet e veta nuk ka diskutuar për këtë çështje.