Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MMPH realizon me sukses procesin e shpronësimit të autostradës “Arbën Xhaferi”

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po luan një rol të rëndësishëm në procesin e ndërtimit të rrugëve dhe autostradave në Kosovë, duke evituar prolongimet që kishin ndodhur në të kaluarën në procesin e shpronësimit të pronave, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se, “përfundimi me sukses i procesit të shpronësimit nga Ministria e Mjedisit është përmendur edhe në ceremoninë e përurimit të segmentit të dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, me theks të veçantë është përgëzuar ministrja Reshitaj për angazhimin dhe vendosmërinë e saj që procesi të kryhet me kohë dhe në pajtim me ligjin”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tutje thuhet se, “vetëm sot, më datën 22.12.2017 në mbledhje të qeverisë me propozimin e ministres Reshitaj janë aprovuar 8 vendime për shpronësim që lidhen me ndërtimin e autostradave, zgjerimin e rrugëve nacionale, ndërtimin e ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM: Pika Kufitare Merdare, realizimin e projekteve të infrastrukturës në sektorin e energjetikës etj”.

Vlen të përmendet se për autostradën Prishtinë-Shkup “Arbën Xhaferi”, nga procesi i shpronësimit janë prekur më shumë se 2500 prona ndërsa numri i shpronësimeve me shtesa ka arritur në 3758.