Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për Arifin e BDI-së s’ka “Plan B”, Ivanov ta japë mandatin

​Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi theksoi se nuk ekziston plan B sa i përket formimit të qeverisë por se Ivanov duhet t’ia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit.

Arifi në një intervistë për Rrjetin Ballanik për Gazetari Hulumtuese gjithashtu theksoi se programi i LSDM-së nuk përmban asgjë problematike përkundrazi se ajo është platformë evropiane dhe e orientuar në përmbushjen e reformave e që lë hapësirë për hapjen e debatit për çështje të ndjeshme në të ardhmen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nënkryetarja e BDI-së ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se përmbajtja e platformës shqiptare nuk është anti-kushtetuese por ka të bëjë me çështjet e rëndësishme të shqiptarëve të cilat janë ngritur vazhdimisht në 25 vitet e fundit.

Arifi mohon që BDI përmes platformës përpiqet të fitojë pikë politikë dhe të provokojë krizë pasi sipas saj nëse do të pretendonte një gjë të tillë atëherë do të kërkonte ndryshime kushtetuese.

Image