Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendsoje e bën Beqir Kalludrën pjesë të “Klanit Pronto”

Lëvizja Vetëvendosje e ka konsideruar si skandaloz aktgjykimin ndaj katër aktivistëve të saj, që së fundmi në formë të shkruar u është shpërndarë palëve.

Në një konferencë për media, deputetë të kësaj partie gjyqtarin e këtij rasti, Beqir Kalludra, e kanë quajtur pjesëtar të klanit ‘pronto’, derisa presin nga Gjykata e Apelit të vendosë drejt në ankesat ndaj aktgjykimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Albulena Haxhiu, që është një prej të akuzuarave në gjykimin që kryesohet nga gjyqtari i njëjtë, e ka vlerësuar atë si skandaloz, që nuk mbështetet në fakte.

Haxhiu ka shtuar se presin nga Gjykata e Apelit të vendosë drejt në ankesat që janë duke u përpiluar nga avokatët mbrojtës ndaj vendimit të shkallës së parë.

4 aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë dënuar me 20 vjet e 6 muaj burg, e tre prej tyre janë në paraburgim nga shpallja e aktgjykimit më 17 nëntor.