Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot, nuk e ka vendosur në rend të ditës interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së lidhur me sjelljet e një anëtari të Qeverisë. Neni 44 i Rregullores së Punës së Kuvendit e përcakton qartë mënyrën e caktimit të interpelancës, njofton kumtesa partiake transmeton Koha.net.
Kërkesa për interpelancë është bërë më 7 dhjetor 2017. Brenda 7 ditëve është dashur që Qeveria të japë përgjigje, pra deri më 16 dhjetor 2017. Në të kundërtën, brenda 7 ditëve Kryesia e Kuvendit e vendos në rend të ditës në seancën e radhës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInterpelanca është kërkuar për zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, i cili ka gjuajtur me armë në një aheng në shtëpinë e Fatmir Limajt.